Report TV - 'Babale'/ Gazment Bardhi shmang shoqërimin me forcë, dëshmon në gjykatë

  • 5 years ago
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është paraqitur në Gjykatë për të dëshmuar lidhur me dosjen 'Babale'. duke shmangur shoqërimin me forcë.

Ky urdhër i lëshuar nga Gjykata e Tiranës një muaj më parë ishte kërkuar nga Prokuroria pasi Bardhi ka hezituar të paraqitet në këtë institucion edhe pse është thirrur dy herë për të dëshmuar.

Pjesë nga diskutimi në seancë

Prokurori Genci Qana: Si e siguruat videon Babale

Gazment Bardhi: Nuk është video por përgjim. Si ccdo denoncim që vjen në PD ka qenë investigim gazetaresk. Për shkak të rrezikshmërisë që kishte Agron Xhafa. Gazetari që publikoi sot dhe jo PD. PD bëri verifikimet e veta ka Xhafa ishte dënuar për trafik droge dhe kishte shmangur drejtësinë italiane. Agron Xhafa u vetëdorëzua për të vuajtur dënimin. Po të kishte prokurori të pavarur Xhafa duhej dënuar edhe për trafik narkotikësh të cilin e vijonte. Nuk kemi detyrim të bëjmë ekspertizën  shkencore teknike.

Nuk kemi detyrim të bëjmë ekspertiza shkencore e teknike. Na ka rezultuar se Agron Xhafa ishte përfshirë në trafik droge dhe bëmë publikimin e investigimit gazetaresk.  

Prokurori Genci Qana: Juve si dëshmitar kush jua dha materialin?

Gazment Bardhi: Materialin së bashku me dy kolegët e bëmë publikimin në konferencë për shtyp. Aspektet teknike s'janë profesioni im.

Prokurori Genci Qana: E kishe më parë materialin?

Gazment Bardhi: Kisha ndjekur përfshirjen e Xhafës në trafik droge. Investigimin është bërë nga gazetari. Ka autorësi publike. Prokuroria s'ka kryer asnjë hetim ndaj Xhafës as për pasurinë dhe as për trafik droge. Nuk di detaje teknike kush e dorëzoi materialin në PD.

Avokati Ledio Braho: Jeni në dijeni të ndonjë komploti të organizuar e drejtuar nga Salianji  ndaj Fatmir Xhafës e vëllait të tij.

Gazment Bardhi: As Salianji e askush në PD nuk organizon komplote. Detyra jonë të mbrojmë interesin publik. Jemi bërë zëdhënës të interesit publik. Geron Xhafa gëzonte mbrojtje të posaçme nga shteti. Kush e konsideron komplot bëhet avokat i krimit të organizuar.

Recommended