Gjyqi i Babales, deshmon Alizoti

  • 5 years ago
Fredi Alizoti, i dyshuari si personi që luajti rolin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin "Babalja" ka pranuar në gjykatë se i ishin premtuar 200 mijë euro për inskenimin e bisedës.
?Mu ofrua shuma 200 mijë euro për regjistrimin. E bëra unë regjistrimin. Do t'i ndaja gjysmë për gjysmë me Albert Veliun. Do na e jepte Ervi Salianji. Nuk m'i dhanë leket, se po t'i merrja nuk do të bëja kallëzim.?
Sipas Alizotit, që akuzohet për kallëzim të rremë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kishte për qëllim të godiste politikisht ish-Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe për këtë po realizonte edhe audiopërgjimin.
Alizoti tregoi në gjykatë se Albert Veliu ka marrë shumën prej 3 mijë euro nga Ervin Salianji, para që më pas i kanë shpenzuar së bashku një kazino në Tiranë.

Recommended