Marku 'dush' prokurorëve: Keni zvarritur dosjet, lëreni politikën, hetoni pastrimin e parave

  • 5 years ago
Kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar prokurorët e rrethit të Tiranës për hetimin e dosjeve. Në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, drejtuesja e prokurorisë së përgjithshme u shpreh se Tirana ka ngarkesë, por kjo nuk justifikon zvarritjen e cështjeve pa justifikim duke i lënë prej vitesh në sirtar. Arta Marku kërkoi nga prokurorët që të hetojnë pastrim e parave, pasi sipas saj ka shumë pak cështje që janë regjistruar duke mos iu përgjigjur realitetit.

"Në prokurorinë e Tiranës ngarkesa ka qenë më e madhe dhe si duket ka ulur cilësinë dhe efektivitetin në punë. Nuk jeni përqendruar në cështje sa duhet. Çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtar prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie.

Për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim. Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitet dhe është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival (institucioni i monitorimit të pastrimit të parave) dhe mund të penalizohet. Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale.

Recommended