RTV Ora - Basha thirrje prokurorëve dhe policëve: Mos zbatoni urdhrat politik të Ramës
  • 5 years ago
#rtvora

Arrestimi i disa drejtuesve të PD në qarkun e Elbasanit duket se i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit politik në vend.

Lulzim Basha doli në një konferencë të jashtëzakonshme ndërsa deklaroi se ky është një plan diabolik i kryeministrit Rama për të intimiduar opozitën dhe qytetarët dhe për tu tërhequr nga protestat.

Basha: Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t?u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vete gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Basha thirri në zyrën e tij aleatët opozitare me të cilët diskutoi axhendën e protestave dhe detajet sesi do të vijojë i gjithë aksioni.

Takimi zgjati rreth 60 minuta, ndërsa në përfundim, kryerepublikani Fatmir Mediu tha:

Mediu: Na kthen në historitë e errëta të komunizmit ku ndëshkoheshin kundërshtarët politik. Duket qartësisht që kjo sjellje e Ramës tashmë ka qartësuar pozicionin e BE që ka vendosur për të mos hapur negociatat dhe për më tepër një pjesë e vendeve kërkojnë rikthimin e vizave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestimet-ne-librazhd-basha-thirrje-prokuroreve-dhe-policeve-mos-zbatoni-urdhrat-politik-te-rames

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended