Patriarku rus Kiril vizitë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kiril do te vizitoje Shqipërinë ne fund te muajit prill. Lajmi është konfirmuar prej kreut te Kishës Ortodokse Ruse, gjate nje pritje qe ai zhvilloi me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.



?Shpresoj se me mëshirën e Zotit ne fund te këtij muaji do te realizohet vizita ime zyrtare ne Shqipëri. Do te jete vizita e pare ne histori e primatit te Kishës Ortodokse Ruse ne Kishën Ortodokse te Shqipërisë, e cila po përjeton sot periudhën e ringritjes pas asgjësimit te plote te fesë, te çdo simboli fetar dhe çdo shprehje te ndjenjës fetare, si pasoje e persekutimeve me te ashpra ndaj Kishës ne këtë vend ne shekullin 20.?



Burime zyrtare nga kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, konfirmuan për Vizion Plus se takimi është parashikuar te zhvillohet ne datat 28-30 Prill me ftese te Kryepeshkopit te Shqipërisë, Anastas. Gjate qëndrimit te tij ne Shqipëri, Patriarku Kiril veç takimeve me klerikët ortodoks, do te takohet dhe me presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama si dhe drejtues te tjere te larte te shtetit.



Po ashtu, është parashikuar qe me 29 prill, ne Katedralen Ngjallja e Krishtit ne Tirane te zhvillohet dhe nje meshe, e cila do te bashkedrejtohet nga Kryepeshkopi Anastas dhe Patriarku Kiril. Vizita ne fakt është nje premtim i patriarkut Kiril, i cili nuk mundi te ishte ne Tirane katër vite me pare ne ceremoninë e inaugurimit te katedrales Ngjallja e Krishtit.