Ora News - Rrëshen, vritet në atentat ish-drejtori i Tensionit të lartë të Veriut, Saimir Jaku

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish drejtori i Tensionit të lartë në Veri të vendit, është vrarë me armë zjarri nga dy persona të maskuar mëngjesin e sotëm. Nga plumbat ka mbetur i plagosur dhe një tjetër shtetas i cili ndodhej në tavolinë me 33 vjeçarin.
Vrasja u shënua në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit, ku viktima, Saimir Jaku kishte shkuar të pinte një kafe.
Policia informon: Me datë 09.09.2016, në orën 09:40 është njoftuar se në Rrubik ? Mirditë , në një lokal , ka ndodhur një vrasje. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi Saimir Jaku, 33 vjeç, si dhe plagosur shtetasi Gj.P. 50 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët me maska- Sipas burimeve në vendin e ngjarjes kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armartosur, ku njëri prej tyre ka dalë nga automjeti tip Benz dhe ka qëlluar me bresheri automatiku në drejtim të Saimir Jakut. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat të cilët i kanë përshkuar disa pjesë të trupit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rreshen-v...

Recommended