Intervista - Rama për “Sky News”: Nuk duam të vuajmë jashtë BE-së - Ora News-
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka komentuar serish deklaratën e ministrit të Drejtësisë Majkëll Gove për të ndjekur rrugën e Shqipërisë për të dalë nga Bashkimi Europian dhe krijimin e një konfederate britaniko-ballkanike .
Kësaj radhe nga Sky News, Rama ndër të tjera deklaron se Shqipëria dhe shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit europian.
Edi Rama: ?Fillimisht e dëgjova këtë nga dikush në zyrën time dhe mendova do jetë ndonjë shaka. Duke njohur inteligjencën e Gove, ishte e papritur dhe e çuditshme për mua që zoti ai të bëntë thirrje për krijimin e kësaj konfederate apo edhe të deklaronte se Shqipëria nuk do te jetë pjesë e BE. Shqipëria dhe shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe ne nuk duam të vuajmë jashtë tij?
Frikën e dyndjes së shqiptarëve në Britani Rama iu përgjigj:
?Pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ?shqiponjat e zeza shqiptare?, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-per-sky-news-nuk-duam-te-vuajme-jashte-be-se/
Recommended