Ora News - Shqiptarët pushime jashtë, për kryeministrin Rama tregon mirëqënie
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptaret-pushime-jashte-kryeministrin-rama-tregon-mireqenieKryeministri Edi Rama nga Lalëzi në një takim për turizmin vlerësoi si pozitiv sezonin turistik që po lëmë pas. Sipas kryeministrit, dy problemet kryesore nga sezoni i vjetshëm, që ishin pastërtia dhe energjia elektrike, tashmë u zgjidhën për këtë vit edhe pse ka ende punë për të bërë. Rama theksoi gjithashtu uljen e kriminalitetit gjatë sezonit si dhe nënvizoi faktin se Shqipëria është një destinacion i lirë ekonomikisht për turistët.

Sezoni turistik që po përfundon për Kryeministrin ishte një sezon shumë pozitiv. Në një takim me qytetarë në Lalëz në lidhje me turizmin, Rama renditi disa nga sukseset e këtij sezoni turistik, ku veçoi rritjen e ndjeshme të pastërtisë, uljen e kriminalitetit dhe furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Rama: Ka qenë sezoni pa diskutim më i pastër turistik. Nuk janë turistët e huaj që janë gjithmonë e më të shumtë në numër që hedhin plehrat kudo ku ju del nevoja, jemi ne. Kemi pasur sezonin më të sigurt turistik nga pikëpamja e krimeve. Përjashto atë hatanë, masakrën e Vlorës. Ka qenë viti me disiplinën më shembullore, ligjore, nga pikëpamja e zhurmave. Ka qen viti me shërbimin më të mirë shëndetësor të urgjencës shëndetësore në të gjithë bregun.
Recommended