Ora News - Rama: Amnisti kapitali për qytetarë e emigrantë, do u regjistrohen pronat që kanë jashtë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Të gjithë emigrantët dhe shqiptarët duhet të deklarojnë pasurinë. Në Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste Kryeministri Edi Rama foli për planin për të kryer një aministi fiskale ku në qendër do të jenë emigrantët. Nga kjo aministi fiskale do të përjashtohen politikanët, gjyqtarët e prokurorët apo ata që janë objekt hetimi I OFL-së.

Edi Rama: ? Me punë të zezë punuan të gjithë shqiptarët kur shkuan jashtë. Produktet e asaj pune nuk janë kriminale. Ne do të lançojmë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit me një afat të kufizuar që të gjitha paratë e asetet ti deklarojnë. Paratë ti fusin nëpër banka, asetet ti deklarojnë. Bota mbarë të ngrihet e thotë nuk bëhet. kjo do të bëhet. Emigrantët nuk mundet më të mbajnë para nëpër banka andej me 1001 vështirësi e të torturohen për të çuar këtu 5 mijë euro se nis pastrimi i parave as nuk mund të tmerrohen këtu pë të blerë një apartament.

Kush përjashtohet-

Edi Rama: Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me drogë, terrorizëm, prostitucion që parashikohen tek ligji special apo të gjithë ata që janë politikanë gjykatës prokurorë subjekte të deklarimit të pasurive këta do të përjashtohen. Nuk mund të amnistohet pasuria e tyre dhe do të japin llogari nga unë i pari. Herët a vonë patjetër do të japim llogari një më një ku e kemi si e kemi, pastaj secili ti dalë përzot. Aty nuk ka më solidaritet. Socialist apo demokrat.. aty o me Shqipërinë ose tek vendi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-amnisti-kapitali-shqiptaret-e-emigrantet-perjashtohen-gjyqtaret-e-politikane

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended