Ora News - “Ali Visha” në mëshirë të fatit, banorët: Nuk duam asfalt, gropat na bëjnë mirë!

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Rruga "Ali Visha" është ndalesa e radhës e gazetarëve të Ora News në Tiranë. Ashtu si dhe në lagje të tjera edhe në të pusetat e hapura janë shndërruar në rrezik të përditshëm për banorët. Ndërsa me ironi kërkojnë që Bashkia të mos investojnë për ta shtuar, pasi u mësuan me gropat që kanë pushtuar të gjithë aksin.

Në Rugën "Ali Visha" prej vitesh Bashkia nuk ka investuar, banorët shprehen se investimet e vetme janë bërë prej tyre dhe se pavarësisht këkresave, bashkia e Tiranës nuk u ka dhënë zgjidhje.

"Kështu ka qenë përherë. Individët mund të kenë hedhur vetë ndonjë lopatë, nga bashkia asgjë. Për fushatë premtojnë të gjithë, pastaj sa i realizojnë."

"Do ta bëjmë, do ta bëjmë thonë, deri tani asgjë."

Edhe pse Erjon Veliaj është në mandatin e dytë në krye të Bashkisë, banorët nuk kanë më shpresë se situata do të ndryshojë, ndërsa me ironi thonë se tani edhe ata i duan rrugët me gropa.

"Nuk është shqetësim fare, ne rrugët i duam me gropa që të ecim avash-avash.Po të ecim shpejt përplasemi ne."

Gjendja e rrugës po u shkatërron çdo ditë automjetet.

"Ka 20 vjet që po shkatërrojmë makinat, ne jemi banorë të lagjes."

Në rrugën "Ali Visha" nuk mungojnë as pusetat pa kapak, të cilat kanë një thellësi prej afro 2 m.

Pamje të tilla shikon kudo në kryeqytet, edhe pse në rrjetet sociale Bashkia shfaq pjesëza të investimeve, duke paraqitur një Tiranë ëndrrash.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ali-visha-ne-meshire-te-fatit-banoret-nuk-duam-asfalt-gropat-na-bejne-mire

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended