Rama vizitë në fabrikën e tullave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Edi Rama lufta kundër informalitetit dhe aksionet e ndërmarra së fundmi nga qeveria edhe pse te dhimbshme, po japin rezultate pozitive. Pasi inspektoi një fabrikë tullash i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, shefi i qeverise tha se biznesi nuk duhet te trembet. ?Lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime. Do ta zgjerojmë këtë tru elektronik edhe me partneritetin për interesin publik për mbledhjen e tvsh. Ju përfitoni drejtpërdrejtë që ulet shumë konkurrenca e pandershme. Sjella e të vegjëlve ka filluar të ndryshojë. Të mëdhenjtë nuk mund ti përdorin më të vegjlit dhe ti abuzojnë për të shfryrë në mënyrë të paligjshme paranë. Nga ana tjetër përsa i përket ndërtimit jemi në kushte të tjera dhe po clirohet plotësisht. Njësitë e banimit në të gjithë zonën rurale, që ju i keni më problem tani ndërtohen pa problem, mjafton që të vazhdoni me procedurat në bashki.?Rama u ndal edhe tek ndërtimet pa leje te cilat tashm sipas tij jane nen kontroll.?Tani që ne mund të themi se e kemi vënë në kontroll territorin dhe ndërtimtaria pa leje është kufizuar jashtëzakonisht shumë. Edhe me riorganizimin administrativ është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit, është hapur plotësisht rruga për investimet prodhuese në radhë të parë.?Kryeministri theksoi se formalizimi i ekonomisë u ka dhënë një frymëmarrje të re, ndërmarrjeve, që deri dje kërcënoheshin në konkurrencën e tyre të ndershme, nga informaliteti.