Rama vizitë në Bankën Qendrore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pasi zhvilloi kontakte me te gjithë anëtaret e këshillit mbikëqyrës, Kryeministri Rama ka vizituar selinë e Bankës Qendrore. Kreu i qeverise është ngjitur ne zyrën e guvernatores ne detyre Elisabeta Gjoni ne orën 11.00 dhe ka qëndruar per rreth një ore duke biseduar mbi zhvillimet e fundit ne institucionin me te rendesishem monetar te vendit. Edhe ne këtë takim, kryeministri ka bere te qarte qëndrimin e qeverise shqiptare ndaj ruajtjes se pavarësisë se bankës si dhe ruajtjes dhe forcimit te stabilitetit financiar. Pas gati 60 minutash takim me dyer te mbyllura, kreu i qeverise është larguar nga selia e Bankës Qendrore. Skandali i vjedhjes ne banke si dhe arrestimi e shkarkimi i Ardian Fullanit ka vene ne lëvizje edhe kreun e opozitës. Pas mesditës, kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar selisë se presidencës ku eshte takuar me kreun e shtetit Bujar Nishani. Biseda mes kreut te shtetit dhe kryetarit demokrat ka zgjatur per rreth nje ore. Pas takimit, kryedemokrati Basha nuk ka folur per mediat por sipas njoftimit zyrtar te Partisë Demokratike, Zoti Basha ka vlerësuar rolin e Presidentit ne ruajtjen e stabilitetit financiar. Ndërkohe kryetari i PD-se ka theksuar qëndrimin e opozitës se garantimi i pavarësisë se Bankës se Shqipërisë ne përputhje me ligjin dhe Kushtetutën si dhe qëndrueshmëria e politikes monetare jane me rendesi jetike per ekonominë e vendit.
Recommended