Kryeministri Rama vizitë në Izrael - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama viziton Izraelin në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, me ftesë të homologut Beniamin Netanyahu. Shefi i ekzekutivit shqiptar, u prit në një takim të veçantë nga kryeministri izraelit, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin në fusha të interesit reciprok. Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve të sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm.Edi Rama:Ne jemi shumë të qartë dhe të prerë në qëndrimin tonë ndaj terrorizmit dhe akteve ekstreme të dhunës. Së fundmi ne kemi themeluar në Shqipëri një qendër rajonale për të ndaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me ju, përkrah popullit izraelit për të mbrojtur vlerat tona dhe njerëzit tanë nga rreziku i terrorizmit dhe i çdo forme tjetër te ekstremizmit, në një vend i cili është krenar për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.Benjamin Netanyahu:Sot terrorizmi na kërcënon të gjithëve. Izraeli lufton kundër terrorizmit përditë dhe nuk e ul asnjëherë vëmendjen. Por besoj se popujt sot i kuptojnë gjithnjë e më shumë se problemet e sigurisë ndërkombëtare janë të ndërlidhura. Kërcënimi terrorist është ndaj kujtdo, ai është në nivel ndërkombëtar, ndaj dhe përgjigjja duhet të jetë e tillë.Krerët e dy qeverive theksuan miqësinë që lidhin dy popujt, duke nënvizuar ndihmën e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Edi Rama:Miqësia jonë është e bazuar në një histori fantastike të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë luftës së pushtimit nazist, dhe ne jemi krenarë që kemi qenë një vend ku asnjë hebre nuk ra në duart dhe nazistëve dhe ku ata gjetën strehë dhe mbështetjeje mes shqiptarëve të feve të ndryshme. Ka shumë histori të familjeve myslimane në Shqipëri të cilat morën në mbrojte familjet hebreje.Benjamin Netanyahu:Unë mendoj se Shqipëria është vendi i vetëm ku popullata hebre u rrit për shkak të refugjatëve, dhe falë miqësisë që populli shqiptar tregoi. Dhe ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë, dhe vlerësojmë ndjenjën e njerëzimit dhe qytetërimit dhe kurajën që treguat gjatë kohës sonë më të zymtë.Gjatë takimit mes dy delegacioneve u nënshkrua marrëveshja në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, si dhe Memorandumi Bashkëpunimi mes në promovimin e edukimit dhe përkujtimit të Holokaustit.

Recommended