Kapet një nga autorët e masakrës në Thumanë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ditë pas masakrës që u mori jetën 3 personave dhe një tjetër u plagos, policia e Laçit ka arrestuar mëngjesin e së hënës një nga autorët e shpallur në kërkim. Gurali Kora, 56 vjeç, babai i tre vëllezërve të dyshuar si autore të krimit, u kap teksa po lëvizte me nje makine ne qytetin e Laçit. Ai ishte ne ndjekje gjatë gjithë natës, pas informacione që kishte policia. Gjatë marrjes ne pyetje Kora ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes. Kam qene unë që kam qëlluar me automatik dhe pistolete, djemtë e mi nuk kane qene ne vendin e ngjarjes ka dëshmuar Gurali Kora. Ndërkohë ende në kërkim janë edhe djemtë e tij, Besnik, Daniel e Pëllumb Kora. Nga hetimet e para rezulton se Danieli dhe Pëllumbi kanë nxjerrë armët, pistoletë e kallashnikov duke hapur zjarr. Për pasojë humben jetën. Fran Çeku dhe djali i tij Arben Çeku, nipi Eno Rama, 20 vjeç; ndërsa u plagos gruaja e Franit. Lucie Çeku. Policia lokale thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive banale, që autorët kanë pasur rreth një orë para vrasjes, me njërin prej viktimave, Arben Çekun.

Recommended