Ora News - Dy vëllezër plagosen me thikë në Burrel, kapet një nga tre autorët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një konflikt mes një grupi të rinjsh në Burrel ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Kuvendi i Dukagjinit?, lagjia ?Partizani?, Burrel.

Tre persona kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mundur të arrestojë njërin prej autorëve, A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli, Njësia Administrative Macukull, Bashkia Mat.

Ndërsa L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel, kanë mundur të largohen nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e tyre.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale ?Vrasja me dashje? mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, ?Përkrahja e autorit të krimit? dhe ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-vellezer-plagosen-me-thike-ne-burrel-kapet-nje-nga-tre-autoret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended