Dy amendamente kodit zgjedhor - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 dite para mbylljes se afatit zyrtar qe parashikon kodi zgjedhor per regjistrimin e kandidateve per zgjedhjet lokale te 21 qershorit, demokratet kane bere lëvizjen e fundit ligjore per kauzën e dekriminalizimit. Pas dështimit te punës ne komisionin e posaçem per dekriminalizimin, kryetari i këtij komisioni Oerd Bylykbashi ka njoftuar se opozita e ka shmangur komisionin e posaçem dhe ka depozituar ne kuvend 2 ndërhyrje ne ligjin elektoral qe ndalojnë futjen ne gare te personave me rekorde kriminale. ?Janë ndryshime tranzitore që synojnë pas miratimit të tyre nga Parlamenti të pengojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit të individëve me rekorde kriminale, të dënuar për krime të rënda dhe të një natyre më të vogël, në mënyrë që politika në nivel qendror , por dhe vendosur në rastin konkret, të mos jetë më e prekur nga këta individë me një CV kriminale.Janë amendamente, të cilët do të bëjnë të pamundur që këta persona të kandidojnë duke filluar që nga afati i rregjistrimit por dhe në se zbulohet më pas rekordi do të humbasin mandatin?.Opozita ne hartimin e amendamente është mbështetur kryesisht mbi modelin italian dhe është pjekur te ndaloje jo vetem kandidimin ne zgjedhjet lokale te personave me rekorde kriminale por edhe ndalimin e futjes ne parlament te personave me rekorde te tilla per shkak te krijimit te vakancave si pasoje deputeteve qe kandidojne ne 21 qershor.?Të cilët do të bëjnë pengimin e personave të dënuar me vendim gjykate përfundimtar për krime të rënda, që janë dënuar për më shumë se dy vjet burg për krime të tjera apo dhe persona të tjerë që janë dënuar nga një minimum prej gjashtë muaj kohe për vepra penale të kryer me dashje. Sigurisht në to përfshihen dhe raste kur në mënyrë shumë specifike kur përfshihen raste të krimeve shumë të rënda sikurse janë terrorizmi, krimi i organizuar dhe janë persona në hetim dhe personat janë në masën e arrestit me burg apo arresti shtëpie. Pra përpiqemi që me këto ndryshime të bllokojmë maksimalisht që këta persona, të cilët kanë molepsur politikën në nivel qendror dhe në nivel vendor të mos kenë mundësi dhe shans ta ripërsërisin dhe kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të mos kenë mundësi të përdorin mekanzmin që kanë përdorur deri më sot për penetrimin e krimit në politikë.?Sipas ndryshimeve te propozuar nga opozita çdo person qe kandidon per kryesuar apo këshilltar te njësisë së qeverisjes vendore duhet te plotesoje nje formular me anë të të cilit te deklaroje pasjen ose mospasjen e rekordeve kriminal. Ne këto ndërhyrje ligjore demokratet jane kujdesur qe verifikimi i rekordeve te behet jo vetem ne Shqipëri, por edhe jashtë dhe ne rast se konstatohet ekzistenca e tyre te zgjedhurit i ndërpritet mandati. Tashme qe amendamentet e opozitës u depozituan ne kuvend, topi ka ngelur ne dore te maxhorances pasi ndërhyrjet ne ligjin zgjedhor kërkojnë 84 vota dhe asnjë ndryshim nuk mund te behet pa vullnetin e shumicës.
Recommended