Prokuroria heton dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy ngjarjeve të rënda të regjistruara në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, prokuroria është vënë në lëvizje.Prokuroria e Tiranës po heton dy vetëvrasjet e pacientëve të infektuar me koronavirus, që ishin të shtruar në spital.Organi i akuzës hapi hetimet pas akuzave për shkaktim të vetëvrasjes dhe mjekim të pakujdesshëm.Deri tani, prokuroria ka marrë në pyetje familjarë dhe mjekë. Gjithashtu, në dorë ka edhe kartelat e dy viktimave, 29-vjeçarit Xhino Koca dhe 65-vjeçarit Hasan Mira.Mbrëmjen e të mërkurës Hasan Mira i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit. Ai ishte shtruar pas infeksionit të marrë, por nuk ishte në gjendje të rëndë.Kjo ishte një ngjarje e përsëritur pasi në 13 gusht u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni edhe Xhino Koca.

Recommended