Digjen dy banesa në Korçë, shkrumbohet njëra - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy banesa në qemdër të qytetit të Korçës janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri të regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.Ngjarja ka mdodhur më lagjen 12 të qytetit ku fillimisht është përfshirë në flakë njëra nga banesat dhe më pas flakët janë përhapur edhe tek banesa tjetër ngjitur me të.Zjarri dyshohet të ketë erdhur nga oxhaku i njërës prej banesave pasi vetë familjarët të cilët jetonin aty kamë deklaruar se e kishin djegur një ditë më parë qëllimisht për ta pastruar. Më pas për shkak edhe të distancës së vogël zjarri ka përfshirë edhe banesën tjetër.Paraprakisht mendohet se si pasojë e djegies së oxhakut janë krijuar vatra të vogla të cilat më pas kanë bërë që të shpërthejë zjarri dhe të përfshihet e gjithë banesa.Rreth orës 5 të mëngjesit banorët kanë ndjerë prezencën e flakëve dhe tymit ndërsa kanë dalë menjëherë jashtë duke sinjalizuar edhe zjarrfikësen mdërkohë që zjarri është përhapur edhe tek banesa ngjitur.Njëra banesë u shkrumbua plotësisht ndërsa u dogj edhe një pjesë e banesës tjetër por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Ndërkohë grupi i ekspertëve po punon për të përcaktuar detajet rreth kësaj ngjarje.
Recommended