Opozita kthehet në Kuvend, Dy amendamente për studentët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se forca që ajo drejton do të depozitojë në Kuvend amendamentet për plotësimin e 8 kushtetve të studentëve. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi I bëri thirrje mazhorancës dhe kryeministrit Rama që t?I kalojnë menjëherë në votim këto amendamente duke filluar nga seanca e nesërme.Kreu I LSI deklaroi se opozita është gati që të kthehet në Kuvend dhe të miratojë me 140 vota amendamentet.?Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës dhe mazhorancës, deputetëve të çdo partie politike ti kalojmë menjëherë me urgjencë në seancën e nesërme. Kjo është e vetmja mënyrë për të shlyer mëkatin tonë të politikës që kemi lënë 27 vite këta studentë në kushte të mjeruara. Protesta e studentëve në shesh nuk është protestë studentore, por protestë kombëtare se tregon varfërinë, mjerimin dhe çdo grabitje që Edi Rama u ka bërë shqiptarëve në tërë këto vite. Sot do të bashkohen të gjithë shqiptarët me fëmijët e tyre.?Kreymadhi tha më tej se studentët kërkojnë vetëm 1% të buxhetit ndërsa po përballen me përbuzjen e qeverisë.Por krahas kësaj Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se ka shpërdoruar 46% të buxhetit vetëm për koncesione.
Recommended