Pronari 30-vjeçar i dy bizneseve u qëllua me breshëri automatiku - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Policia ka identifikuar viktimën e gjetur mesditën e kësaj të shtune në periferi të Shkodrës. Trupi i pajetë i Arjan Ferracakut pronari i një hoteli dhe i një lokali në Velipojë u konstatua rreth orës 13 e 50 minuta pranë hidrovorit të fshatit Dobrac.



I riu banor i lagjes Guerile të qytetit të Shkodrës ishte qëlluar me armë zjarri ndërkohë që jo shumë larg trupit të tij ndodhej edhe një makinë e braktisur. Burime të policisë bëjnë me dije se ka dyshime që ekzekutimi i 30 vjeçarit mund të jetë bërë gjatë kohës që ndodhej duke kalëruar, pasi mësohet se ai ishte i apasionuar pas sportit të hipizmit.




Rrethanat e krimit janë të paqarta, por autorët mendohet se i kishin lënë takim Ferracakut pikërisht në livadh e ai kishte shkuar së bashku me dy persona të tjerë. Pasi breshëritë e plumbave të kallashnikovit e kanë rrëzuar nga kali, vrasësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.



Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në hyrjet daljet e qytetit të Shkodrës. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy persona në ambjentet e komisarjatit për tu marrë në pyetje.



Ndërkohë konfirmohet se babai i dy femijëve nuk ka pasur precedente të më parshëm penale.



Sa i takon mjetit të gjetur në vendin e krimit policia konfirmon se ai nuk ka lidhje me vrasjen e Arjan Ferracakut. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe të shumta në hyrje daljet e qytetit.
Recommended