Rama e Bushati, vizitë në Francë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i janë drejtuar këtë të martë Parisit për të nisur një seri takimesh për të lobuar në procesin e integrimit të Shqipërisë. Rama dhe Bushati do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Paris. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kësaj vizite kryeministri do të zhvillojë takime me presidentin  François Hollande, takim në të cilin do të kërkohet mbështetja e franceze për çështjen e statusit të vendit kandidat. Në axhendën e kreut të qeverisë është parashikuar edhe një takim me përfaqësues të biznesit francez dhe të botës akademike.