Itali, 20 mln € trafik me vepra arti 2 shqiptarë mes 52 të arrestuarve

  • 9 years ago
Policia Italiane ka shkatërruar një grup të mirëorganizuar për trafikun e veprave të artit dhe falsifikim duke vënë në pranga 52 persona deri tani, 2 prej të cilëve shqiptarë.

Grupi prej 52 personash përbëhej nga 33 italianë, 15 romë, 2 shqiptarë, 1 maroken dhe 1 nigerian.

Operacioni i cili është shtrirë në rrethinat e Bolonjës, Parmës, Mantovës, Riminit, Ferrarras, Modenës, Breshias e Krotones ka nisur në vitin 2014 pas disa denoncimeve të disa personave që ishin mashtruar në blerjet online.

Gjatë kontrolleve në orët e para të mëngjesit karabinierët kanë gjetur materiale me një vlerë të përgjithshme prej 20 mln euro, duke nisur nga pajisje elektroshtëpiake te lodrat për fëmijë. Për ët vijuar me më pas me materiale arkeologjike, një prej të cilave një statujë e shqiponjës romake, 3 koka antike.

Gjithastu u gjetën edhe dis piktura me vlerë miliona euro të cilat do t?i nënshtrohen ekspertizës nga ekspertët për të verifikuar nëse janë ose jo origjinale. Pikturat e gjetura janë një pikturë e Pikasos, një pikturë e Alberto Burrit me vlerë 10 milionë Euro, 3 opera të Basquiat, një pikturë të Melloni me vlerë 30 mijë euro dhe një të De Boucher me vlerë 1 milionë euro.

Por përveç këtyre karabinierët zbuluan edhe çeqe të falsifikuara me vlerë mbi 100.000 euro, 10.000 euro kesh të falsifikuara. Gjithashtu u sekuestruan edhe materiale për falsifikimin e kartave të kreditit.


Gjithashtu disave prej tyre u janë zbuluar edhe sasira të ndryshem lëndësh narkotike.

Recommended