Itali - Trafik droge me vlerë 2 milionë euro, mes të arrestuarve 9 shqiptarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane e qytetit të Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë e cili ka çuar në arrestimin e 10 personave; 9 shtetas shqiptarë e 1 italian.
Arrestimet janë kryer në provincat e Legnanos, Torino e Varese.
Të arrestuait janë të moshës nga 22 në 54 vjec e janë të akuzuar për trafik droge të tipit marijuanë , kokainë e heroinë.
Hetimet kanë zgjatur rreth 8 muaj gjatë të cilëve është sekuestruar dhe një libër kontabël në të cilin regjistroheshin sasitë e hyrje daljes së drogës.
Analizimi i këtij libri kontabël nga autoritetet italiane ka vërtetuar se përgjatë 8 muajve që ka zgjatur hetimi ky grup trafikantësh ka përfituar rreth 2 milionë euro nga shitja e drogës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trafik-droge-me-vlere-2-milione-euro-mes-te-arrestuarve-9-shqiptare/

Recommended