Trafik me vepra arti/ 3 të arrestuar për vjedhjen me vlerë 50 mijë euro

  • 4 years ago
Dy objekte antike të trashëgimisë kulturore u sekuestruan, ndërsa u arrestuan tre persona gjatë operacionit policor ?Antikat? në Durrës. Reliktet janë një amforë që, sipas arkeologëve duket se daton rreth shek.V-VI para erës sonë, si dhe një stelë varri antike e realizuar në gur gëlqeror, pjesë e një sarkofagu.


Nga hetimet rezulton se objektet synonin të tregtoheshin te koleksionistë privatë në Durrës, ose përtej Adriatikut, dhe bleresit nuk jane gjetur. Policia ngriti akuzën e trafikimit të veprave të artit, në bashkëpunim ndaj 3 të arrestuarve.

Pas disa javë hetimi, objektet u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga 49-vjeçari Altin Veizaj nga Fieri, i cili ra në prangat e policisë, së bashku me shtetasit Roland Zaimaj 48 dhe Alban Vrapi, 37 vjeç, të dy me banim në Tiranë.

Sipas policisë, fieraku siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre. Të dyshuarit u kapën në zonën e Currilave në kërkim të blerësve për tregtimin e objekteve, që, sipas policisë, kapin në treg vlerën e 18 deri në 25 mijë euro secila. .

Të kontaktuar nga grupi hetimor, specialistë të arkeologjisë në Tiranë kanë vlerësuar se veprat janë antike, por pa përcaktuar ende se cilit fond arkeologjik i përkasin. Pas interesimit të TCH pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe Parkut Arkeologjik të Apolonisë, objekte të të cilëve janë vjedhur ndër vite, specialistët u shprehën se objektet e sekuestruara nuk u përkasin atyre.

Paraprakisht, në Parkun e Apolonisë shprehen se stela e varrit, basorelievi është zbuluar në Karaburun, ndërsa amfora antike që përdorej nga njerëzit e lashtë për mbajtjen e verës apo vajit dhe qe besohet se perket fundit te shek V ? fillimit te shek IV para krishtit, mund të jetë dhe e importuar. Nëse vërtetohet akuza e trafikimit, që parashikon eksportimin, importimin, tranzitimin dhe tregtimin e paligjshëm të veprave të artit, të arrestuarit rrezikojnë burgim nga 5-15 vjet.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#VepraArti#TopChannel

Recommended