Ora News - Durrës: Trafikonin vepra arti të antikitetit dhe i shisnin 18-25 mijë euro secila

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një tentativë e trafikimit të dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore është goditur nga Policia e Durrësit që ka vënë në pranga tre persona.

Bëhet fjalë për një vazo që sipas specialisteve mund tu përkasë shekujve 5-4 para krishtit.

Vepra tjetër është është stele mortore, funerare, periudha e të cilës ende nuk është përcaktuar, ndërsa vihet re se është e dëmtuar.

Ekspertë të kontaktuar thonë se reliefi nuk është pjesë e shkollës së të ngjashmëve që ndodhen në Apoloni.

Një prej objekteve sipas tyre është bërë me gurë që gjenden në karaburun, ndërsa tjetri mund të jetë i importuar.

Sipas Policisë ato do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila

Në pranga janë vënë Altin Veizaj, 49 vjeç, banues në Fier, dhe Alban Vrapi. 37 vjeç dhe Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Veizaj dyshohet se siguronte veprat, ndërsa dy personat e tjerë siguronin blerësit.

Që të tre u arrestuan në zonën e Currilave në Durrës, ndërsa në makinën e 49 vjecarit nga Fierii u gjetë dy veprat e antikitetit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/trafikonin-vepra-arti-te-antikitetit-dhe-i-shisnin-18-25-mije-euro-secila-3-ne-pranga

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended