Top News - Trafik me vepra arti/ 3 në pranga, vlera 50 mijë euro

  • 4 years ago
Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.
Në kuadër të operacionit të koduar ?Antikat? në pranga u vunë shtetasit me inicialet A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetin tip ?Toyota?, ku u gjetën veprat e artit dhe A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mësohet se gjatë kontrollit në mjet u gjetën dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore, të cilat do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.
Burime zyrtare thanë se shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës?, e kryer në bashkëpunim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#VepraArti#TopChannel

Recommended