Report TV - Trafikuan 20 mln euro kokainë, arrestohen 18 shqiptarë në Itali, Gjermani dhe Tiranë
  • 6 years ago
Një operacion antidrogë i zhvilluar në tre shtete, Itali, Gjermani dhe në Shqipëri ka përfunduar me arrestimin e 20 personave, mes të cilëve 18 janë shqiptarë. Tre shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, një në Tiranë dhe 14 të tjerët janë prangosur në Itali. Operacioni i filluar që në 2016 dhe që u finalizua ditën e sotme nga Guardia di Finanza e Trentos u kodua "Alba Bianca".

Sipas mediave italiane, banda kishte makina të modifikuara për të transportuar kokainë, marihuanë dhe heroinë për në Italinë Veriore dhe në Gjermani. Banda llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë që janë sekuestruar 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi mijëra euro cash.
Recommended