Top News - Rritet bilanci i Covid-19, mbi 975 mijë viktima në botë

  • 3 years ago
Bilanci i viktimave të koronavirusit në nivel global, ka kapërcyer tashmë 975 mijë.


Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, nga fillimi i pandemisë numërohen në të gjithë botën 975.038 viktima. Nëse tendenca do të vijojë me këto ritme, deri më 1 tetor do të arrihet shifra e 1 milionë viktimave të Covid 19.

Vendi me më shumë viktima, mbetet SHBA, me mbi 201 mijë viktima dhe më pas Brazili me mbi 138 mijë. Për të frenuar infeksionet shumë vende të botës po ashpërsojnë masat e kufizimit. Qeveria izraelite ka miratuar natën e shkuar një izolim akoma më të ashpër krahasuar me atë aktual; do të hyjë në fuqi nga e premtja dhe do të zgjasë deri më 11 tetor, në fund të festave hebraike.

Mes masave janë edhe mbyllja e shërbimeve jo të domosdoshme, ndalimi i daljeve përtej 1 kilometri larg nga shtëpia dhe grupimet e më shumë se 20 personave. Edhe në Francë situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pjesa më e madhe e rajoneve të vendit janë zona të kuqe.

Në disa provinca në Marsejë, nga e hëna do të mbyllen baret e restorantet. Kufizime edhe në Paris me mbylljen në orën 22 të të gjithë bareve dhe restoranteve dhe ndalim të mbledhjes në një vend të më shumë se 10 personave.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#JohnsHopkins#TopChannel

Recommended