Top News - Pandemia në Brazil/ Mbi 100 mijë viktima në vend

  • 4 years ago
Brazili ka regjistruar më shumë se 100 mijë viktima të lidhura me covid 19, shifra e dytë më e lartë në botë kjo ndërsa shpërthimi në vend nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Virusi ka vrarë 50 mijë njerëz në tre muaj, por numdi është dyfishuar në vetëm 50 ditë. Ka patur ndërkohë më shumë se tre milionë raste të konfirmuara deri më tani. Pandemia nuk ka arritur ende kulmin por dyqanet dhe restorantet janë rihapur. Presidenti Jair Bolsonaro ka minimizuar pasojat e virusit dhe ka kundërshtuar masat që mund të godasin ekonominë. Lideri i të djathtës ekstreme, që u prek edhe vetë nga koronavirusi dhe u shërua, ka kundërshtuar kufizimet e vendosura nga guvernatorët e shteteve për të ndalur covid 19 dhe shpesh i është bashkuar turmave të mbështetësve, ndonjëherë edhe pa maskë. Ekspertët janë ankuar për mungesë të një plani të koordinuar nga qeveria bolsonaro ndërsa autoritetet lokale tani fokusohen tek ristartimi i ekonomisë që ka gjasa të rrisë edhe përhapjen e virusit. Reagimi i qeverisë federale është udhëhequr nga një gjeneral i ushtrisë që nuk ka asnjë eksperiencë në shëndetin publik,. Dy ministra shëndetësie më parë, të dy ekspertë të fushës, lanë detyrën pas mosmarrëveshjeve me presidentin në lidhje me masat e distancimit social dhe përdorimin e hidroksiklorinës si trajtim, ndërkojë që studimet thonë se ajo është jo efektive. Presidenti bolsonaro, që e ka quajtur covid 19 një grip të vogël, është kritikuar në brazil por edhe jashtë tij dhe thotë se është shëruar nga sëmundja falë ilacit anti malarik. Sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit brazili ka 100477 viktima të virusit dhe 3.012.412 raste edhe pse numrat besohet të jenë shumë më të lartë. Vetëm shba ka një shifër më të lartë se kjo.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brazil#BolsonaroTopChannel

Recommended