Mbi 8 mijë persona të prekur nga gripi sezonal, shënohet viktima e parë

  • 4 years ago
ripi sezonal mori viktimën e parë. Komplikimet e rënda si pasojë e gripit morën jetën e 14 vjeçares e cila kishte qenë e hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftuan se viktima njëkohësisht kishte vuajtur nga encefaloptija kronike  - sëmundje e cila ka të bëjë me çrregullime të mëlçisë e cila ka ndihmuar që gripi të rrisë rrezikun edhe më shumë tek gjendja e saj shëndetësore. Për momentin në Klinikën e Fëmijëve janë shtruar 17 fëmijë të sëmurë nga gripi, ndërsa raportohet edhe për raste të tjera me komplikime të cilët ndodhen në Klinikën Infektive në Shkup.

Recommended