800 mije viktima nga Covid ne bote

  • 3 years ago
Numri i infektimeve nga koronavirusi në mbarë botën ka mbërritur në 27 milionë, ndërsa ai vdekjeve kaloi në mbi 880 mijë. Dy vatrat më të nxehta për momentin mbeten Shtetet e Bashkuara dhe India.

Në SHBA numri i infektimeve ka kaluar 6 milionë e 400 mijë, ndërsa vdekjet po i afrohet shifrës 200 mijë.

Një situatë e vështirë paraqitet në Indi ku numri i rasteve të reja ditore ka kaluar në mbi 80 mijë, ndërsa çdo ditë shënohen nga 1 mijë viktima. Vendi i tretë më i prekur nga pandemia është Brazili ku janë shënuar mbi 4 milionë, ndërsa ai i jetëve të humbura 125 mijë.

Por pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, moti i mirë i kanë dërguar brazilianët këtë fundjavë në plazhet e vendit. Turmat e njerëzve shiheshin të shtunën duke ecur dhe duke luajtur sporte në plazhin e njohur të Copacabana në Rio de Janeiro. Ndërkohë, në Sao Paulo pati bllokime masive të trafikut në autostrada, për shkak se njerëzit kishin zgjedhur të udhëtonin në zonat bregdetare për të pushuar.

Në Europë Spanja vijon të përballet me një përkeqësim të situatës. Së fundmi atje u raportuan afro 5 mijë infektime 184 viktima. Ndërkohë që në Itali, një nga vendet europiane më të goditura nga pandemia, aktivistët zhvilluan një tubim për të protestuar kundër masave të sigurisë anti Covid-19. Shumë prej tyre ishin kundër rregullave që zbatojnë mbajtjen e maskave të fytyrës, të shikuara si një kufizim i lirive personale.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended