4 viktima nga Covid, sa raste te reja u zbuluan sot

  • 4 years ago
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë.

?Mesatarja javore e rasteve të reja për javën e 35 është 153 raste /javë?, tha Rovena Daja nga ISHP.

Gjatë 24 orëve të fundit pas 820 testimeve të kryera janë zbuluar 133 persona pozitivë me sëmundjen. Tirana kryeson listën e qyteteve që kanë numrin më të madh të rasteve.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec?.

Ditën e sotme është ulur numri i të shëruarve. 75 qytetarë e kanë kaluar sëmundjen duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214. Fatkeqësisht betejën e sëmundjen e humbën 4 qytetarë.

?Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve?.

Vijon të ketë shtrime të larta në spital. Aktualisht në dy spitalet Covid po trajtohen 180 pacientë pozitivë me Covid.

?17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar?.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes./tvklan.alSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended