4 viktima per 24 ore, sa raste te reja me Covid-19 u zbuluan

  • 4 years ago
Këtë të shtunë në Shqipëri është regjistruar një bilanc negativ në lidhje me situatën me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, 4 qytetarë kanë humbur betejën me sëmundjen duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 89.

?Një 68-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid-19?.

Këto shifra tragjike janë shoqëruar me një numër të lartë rastesh të konfirmuara gjatë orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këtë të shtunë kanë rezultuar 93 infektime të reja. Tirana ka një prej shifrave më të larta, 62.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë?.

Situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

?Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde?.

Këtë të shtunë ka pasur një numër të vogël qytetarësh të shëruar. Vetëm 6 e kanë kaluar sëmundjen duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e shëndetësisë u bën thirrje personave që janë të vetëizoluar në shtëpi pasi janë konfirmuar me Covid-19 që të respektojnë detyrimin ligjor që të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended