Sulmi me 100 plumba ndaj hotelit në Tushemisht/ Policia jep detajet: Kemi arrestuar organizatorin

  • 4 years ago
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga organizatorin e ngjarjes së sulmit të hotelit Voloreka në Tushemisht si dhe të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kështu shkon në 7 numri i të arrestuarve për këto ngjarje. Kapen organizatori tjetër, ekzekutori i saj dhe një tjetër bashkëpunëtor.


Ekzekutori i ngjarjes, është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Ndër të arrestuarit janë: Meardi Berberi, Anterio Kaloshi , Ervin Kalaja, të gjithë këta me precedentë të theksuar penal.

Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

Njoftimi

Finalizohet faza e dytë e operacioni policor të koduar ?Driloni?.

Operacioni nga DVP Korçë, Komisariati i Policisë Pogradec, DVP Tiranë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Shkon në 7 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe vihet në pranga organizatori tjetër i ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ekzekutori i saj dhe një bashkëpunëtor i tyre.

Ekzekutori i ngjarjes, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Sekuestrohen armë zjarri, armë të ftohta, armë gjuetie, sasi me municion luftarak, krehra, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe sasi monetare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Pogradec, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të një hoteli dhe makinave të pushuesve, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tje...

Recommended