Breshëria e plumbave te hoteli në Tushemisht, Balliu: Sot s’kemi siguri as në Pogradec e as kudo

  • 4 years ago
Në një deklaratë nga Pogradeci, ish-deputeti Klevis Balliu reagoi sa i takon ngjarjes së ndodhur te hotel ?Voloreka? në Tushemisht, ku u qëllua në drejtim të disa mjeteve të parkuara.

?Biznesi është i terrorizuar. Veprimtaria e bandave me ndihmë të Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Rama po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave. Ngjarje të tilla e bëjnë edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike, e cila është rënduar nga pandemia. Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni, por i gjithë turizmi?, tha Balliu.

Më tej shtoi:

?Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëj thirrje gjithë shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë, se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, të mos rrijë në studiot e gazetarëve, por të kapë kriminelët. Ndaj në këtë situatë qytetarët duhet që tashmë të mbështesin jo vetëm aksionet e opozitës, por t?i mbështesin edhe me votë.?

Si pasojë e këtij atentati u dëmtuan 6 makina luksoze nga plumbat e armës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kujtojmë se ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KlevisBalliu#Tushemisht#TopChannel

Recommended