Operacioni antidrogë me Italinë/ 16 të arrestuar, policia jep detajet: Dy u prangosën në Shqipëri

  • 4 years ago
Policia ka dhënë detaje të reja nga operacioni i madh antidrogë ?Rivera?, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, ku bën me dije se kanë rënë në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.


Operacioni i nisur në vitin 2018, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.

Operacioni ?Riviera?, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali.

Policia njofton se në vendin tonë u arrestuan me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni ?Rivera?, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, çon në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Operacioni i nisur në vitin 2018, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK INTERPOL Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale në PSH, DVP Tiranë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Romë e Bari dhe në ambasadën italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar ?Riviera?.

Operacioni ?Riviera?, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë Antimafia në Bolonja dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në vendin tonë, me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët tregojnë vendosmërinë dhe angazhimin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe besueshmërinë që po fiton përditë e më tepër tek partnerët.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz ...

Recommended