Top News - Breshëri me armë/ Tushemisht, flet pronari i hotelit

  • 4 years ago
Tronditet sërish qyteti i Pogradecit. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të parkingut të hotelit ?Voloreka? në Tushemisht. Bëhet e ditur se është qëlluar me kallashnikov drejt makinave luksove që ndodheshin të parkuara.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë dëmtuar 8 automjete si dhe janë thyer disa xhama të hotelit. Autorët janë larguar në këmbë nga vendngjarja për afro një kilometër. Dyshohet se të shtënat kanë qenë një paralajmërim, ndonëse pronari ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me asnjë.

Ndërkohë policia në vendin e ngjarjes ka mundur të marrë disa prova nga kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Nga të dhënat e para mësohet se autorët kanë lëvizur me dy makina, të ndihmuar nga të tjerë persona dhe që pas krimit janë larguar në dy drejtime të ndryshme për të humbur gjurmët.
Një roje i një objekti aty pranë është marrë në pyetje, por deri më tani nuk është siguruar asnjë e dhënë që mund të cojë në identifikimin e autorit, apo autorëve.

Vetë pronari Jetmir Muçollari ka deklaruar se objektiv ka qenë djali i tij dhe se sipas tij, autorët kanë qëlluar në drejtim të dhomës ku flinte i biri dhe në drejtim të dy dhomave të tjera me turistë.
?Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. I kam denoncuar me emra personat tek të cilët dyshoj ndaj kërkoj mbrojtje? ? deklaroi pronari i hotelit ku ndodhi ngjarja.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tushemisht#Atentat#TopChannel

Recommended