Flet pronari i hotelit ‘Voloreka’: Atentatorët qëlluan me kallashnikovë ... - Pa koment

  • 4 years ago
Mëngjesin e sotëm është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotelin ?Voloreka?, duke iu shkaktuar dëme materiale.


Pronari i lokalit, Jetmir Muçllari tregon rreth ngjarjes të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

?Ngjarja ka ndodhur në orën 4:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara para hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistët. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit duke i kërkuar që të lëvizte. Plumbat dëmtuar dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë?, ka thënë Muçllari.

Janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armës. Makinat luksoze të tipeve të ndryshme kanë marrë dëmtime, duke u shkaktuar dëme materiale si shkak i plumbave.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Në videon e mëposhtme të regjistruar në datën 1 gusht shihet atentati i parë, ku dy persona me motor qëllojnë në drejtim të automjeteve të parkuara e më pas largohen me shpejtësi.
Policia po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tushemisht#Atentat#TopChannel

Recommended