Dy biznese në një, kapet pronari hotelit me disa thasë drogë

  • 7 years ago
Erjon Beqiri, pronar i një hoteli në Sarandë, nuk ofronte vetëm dhoma, por edhe kanabis. Kjo pasi, policia i gjeti atij 22.5 kilogramë në një nga dhomat e biznesit të të riut.

Në një njoftim të sajin, policia sqaron se pasi kishte marrë informacione se 32 - vjeçari mund të mbante drogë në hotel, vendosi të bënte një kontroll.

Oficerët e policisë gjetën të fshehur në 3 thasë me thurje, në dollapin e një dhome të këtij hoteli, në lagjen numër 1 të Sarandës. Droga ishte e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike. 32 - vjeçari përfundoi në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike./tvklan.al

Recommended