Prerje e dëmtim pyjesh në Dibër: Arrestohet efektivi i OFL, në kërkim një tjetër

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një punonjës policie është arrestuar dhe një tjetër person është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shkatërrim të pyjeve. Thoma Zizi akuzohet për shpërdorim detyre, për shkak se ka favorizuar dy persona që kanë prerë drutë në mënyrë të paligjshme, dhe i ka liruar kamionin e sekuestruar. Arrestimi i tij ka lidhje me kohën kur ai ishte specialist në komisariatin e policisë së Mirditës, por së fundmi ishte bërë pjesë me rol dytësor e OFL.

Thoma Zizi, një efektiv policie, është arrestuar nga kolegët e tij të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave për shpërdorim detyre. Ai së bashku me një person tjetër të shpallur në kërkim akuzohen nga policia e Dibrës për shkatërrim të pyjeve, gjatë kohës që ai ka shërbyer si specialist për hetimin e krimeve në komisariatin e policisë së Mirditës.

Nga hetimet ka rezultuar se Zizi ka favorizuar dy persona, duke i liruar kamionin e bllokuar me dru të prerë në mënyrë të paligjshme, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2019. Mekanizmi i aktivitetit kriminal dyshohet se nis me prerjen e drurëve, transportin, magazinimin e më pas transportin e tyre për shitje për djegie, në Bulqizë, Mat, Peshkopi, Kurbinit, Fushë-Krujë e Lezhë.

Pjesë e tregtimit të paligjshëm ishte dhe një minierë, që furnizohej me trupa e shtylla druri që shërbenin për procese të aktivitetit të saj. Zizi aktualisht është me detyrë i komanduar tek operacioni forca e ligjit, me rol dytësor, por burimet bëjnë me dije se çështja ndaj tij ka lidhje me detyrën kur ai ka qenë specialist në Mirditë.

Ish-punonjësi i policisë do të përballet të premten me akuzat e shpërdorimit të detyrës, pasi gjykata ndaj tij ka caktuar arrest me burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij nga Fushë-Bulqiza akuzohet për ??Falsifikim i dokumenteve?? dhe ?Prerje e paligjshme e pyjeve?.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e policisë bëhen pjesë e shpërdorimit të detyrës. Vetëm gjatë këtij muaji janë arrestuar dhe 3 punonjës policie, të cilët kanë shfrytëzuar detyrën duke marrë përfitime nga qytetarët. Dy punonjës të policisë rrugore në kryeqytet u ndaluan pasi gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë ryshfeti dhe favore seksuale.

Ndërsa në Kavajë u arrestua specialisti i krimeve, pasi gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij, i cili kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/prerja-dhe-demtimi-i-pyjeve-ne-diber-arrestohet-oficeri-i-policise-ne-kerkim-nje-tjeter/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

F...

Recommended