Top News - OFL i kërkon të deklarojë pasurinë/ Në kërkim për një vrasje

  • 4 years ago
Një nga 9 personat në kërkim nga Policia për vrasjen e Santiago Malkos është sërish në telashe. Sikur të mos mjaftonte akuza ndaj tij si bashkëpunëtor në vrasje, tashmë njësia OFL që merret me goditjen e pasurive të vëna përmes aktivitetit kriminal i kërkon të deklarojë pasurinë brenda afatit prej 48 orësh.
Bëhet fjalë për Oltian Loga, pjesë e klanit "Duka" i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Oltian Loga është në kategorinë policore ?në kërkim?, sepse Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", "Armëmbajtja pa leje?, "Vjedhje" dhe "Grupi i strukturuar kriminal", akuza që janë artikuluar tashmë edhe nga OFL.
Për Logën janë zhvilluar tre operacione për të bërë të mundur arrestimin, por në asnjë rast nuk ka pasur sukses. Dhe kjo për shkak se në dy raste ka pasur dyshime për dekonspirim të aksionit policor, ndërsa në rastin e tretë informacioni i mbërritur përmes një telefonate anonime rezultoi i gabuar.
Gjithsesi, OFL tashmë i ka dërguar shkresën me detyrimin për të plotësiar formularin e pasurisë. Loga bashkë me persona të tjera ka të skeduar disa krime, mes të cilave edhe vjedhje të organizuar si bandë në disa zona të vendit, por kryesisht në Tiranë.
Loga, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#TopChannel

Recommended