Me bluzë 'kuqezi' te 'Golden', një tjetër Doçaj në kërkim! Hajrat fshinë kamerat por harruan DVR-në

  • 4 years ago
TIRANE - Aleks ose Bardhok Doçaj, është personi i radhës që është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të pajetë të 49-vjeçarit Jan Prenga. Shpallja në kërkim e Doçjat është bërë nga prokuroria e posaçme SPAK, ku pas analizimit të pamjeve filmike ka dalë qartë se Aleks Doçaj është njëri nga 8 personat e shpallur në kërkim.

Në pamjet filmike Bardhok Doçaj shfaqet i pamaskuar dhe të veshur mban një bluzë me vija të kuqe dhe të zeza. Bardhok ose Aleks Doçaj, mendohet se ka qenë pjesë e skuadrës prej 4 veta që kanë marrë peng në 17 janar 2020 Jan Prengën në Kamëz dhe më pas e kanë transportuar në drejtim të kompleksit "Golden" në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, të shpallur në kërkim nga policia. Ai nuk është asnjëri nga personat në fotot e publikuara nga mediat deri më tani lidhur me pengmarrje, por burime thonë ky person shfaqet shumë i qartë në videon e plotë që policia disponon.  

Tashmë hetimet për këtë ngjarje të rëndë i ka marrë në dorë prokuroria e posaçme SPAK, ku prokurori Altin Dumani është ngarkuar për të çuar deri në fund këtë çështje të rëndë.

Sipas dinamikës së pamjeve filmike, rezulton se Bardhok Doçaj në bashkëpunim me Korado Doda dhe Gentian Bleta, e Aldo Manishta, dyshohet se kanë survejuar më përpikmëri Jan Prengën në një nga kafenetë e Kamzës dhe më pas kanë arritur të përmbyllin operacionin e tyre për sulmin me thika e sende të forta, duke e marrë peng Prengën dhe duke e transportuar atë të vdekur në ambientet e bodrumit të kompleksit ?Golden? në Shijak.

Recommended