360 grade – Milo: Nëse ndodh një 97-të tjetër, ndërhyjnë të huajt

  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, deklaron se ndërkombëtarët do të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë krizës politike shqiptare.

I ftuar në "360 Gradë" në RTV Ora, Milo parasheh ndërhyrje vetëm në rast se mund të ketë përplasje të fuqishme si ajo e '97-ës.

Paskal Milo: Ne jemi fare në periferi dhe në momentin që politika shqiptare këtu do të vejë deri në ekstrem ku këtu mund të rrezikohet stabilitetit i vendit dhe mund të rikthehet viti i errët i 1997 vetëm atëherë dhe kësaj i ruhen ndërkombëtarët që të mos paguajnë shpenzime të tjera, të mos kenë angazhime për të ristabilizuar Shqipërinë. Por nuk është ky momenti.

Tani momenti i ndërkombëtarëve është ky që nënvizojnë se çfarë është parësore në demokraci, që jeta politike bëhet brenda institucioneve demokratike.Do vazhdojnë të rrinë në këtë formulë edhe 1 muaj apo 2 muaj. Por në momentin kur, unë nuk e uroj, që në Shqipëri mund të ketë përplasje të fuqishme që do të cënojnë seriozisht stabilitetin e vendit atëherë ndërkombëtarët do të ndërhyjnë me forcë për ti dhënë një zgjidhje Shqipërisë.

E nëse kjo ndërhyrje do të bëhet për të nxjerrë jashtë influencat ruse, siç edhe pretendon mazhoranca me në krye kryeministrin Rama, Milo ka këtë koment:

Milo: Jo. Ky është përceptim jo realist. Problemi në Shqipëri është problem i brendshëm, kriza nuk vjen nga jashtë.
Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=WwhECspRrBs
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended