Top News - Presidenca në SHBA/ Ç`ndodh nëse një kandidat vdes…

  • 3 years ago
Sëmundja e Donald Trumpit vjen në një kohë kur kanë mbetur katër javë e gjysmë deri në zgjedhjet presidenciale, e padyshim, ajo ka ngritur pyetje mbi skenare të ndryshme: çfarë ndodh nëse një kandidat presidencial ose fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit vdes ose është i paaftë për të kryer detyrën?


E para është a mund të shtyhen zgjedhjet? VOA thotë po, por nuk ka të ngjarë që të ndodhë diçka e tillë. Kushtetuta i jep Kongresit autoritetin për të caktuar datën e zgjedhjeve. Sipas ligjit amerikan, zgjedhjet zhvillohen të martën, pas të hënës së parë të nëntorit, çdo katër vjet. Është thuajse e garantuar që Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët do të kundërshtonte shtyrjen e zgjedhjeve, edhe nëse Senati i kontrolluar nga republikanët e miraton një ndryshim të tillë.

Zgjedhjet presidenciale nuk janë shtyrë ndonjëherë. Po nëse njëri nga kandidatët vdes para se të votojë Kolegji Elektoral? Në bazë të sistemit zgjedhor përmes Kolegjit Elektoral, zgjedhjet i fiton ai që merr shumicën e votave elektorale që ndahen mes shteteve dhe kryeqytetit Uashington në përpjesëtim të drejtë me numrin e popullatës së tyre.

Zakonisht votat elektorale të çdo shteti i merr ai që ka siguruar shumicën e votës popullore në atë shtet. Por disa shtete lejojnë delegatët në Kolegjin Elektoral të votojnë për kë të duan dhe jo detyrimisht për kandidatin që siguroi shumicën në atë shtet. Megjithatë ligjet në shumicën e shteteve nuk specifikojnë si do të votojnë delegatët nëse vdes kandidati. Në bazë të Kushtetutës, nëse presidenti i zgjedhur vdes, zevendespresidenti i zgjedhur do të bënte betimin si president i ri më 20 janar.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#DonaldTrump#TopChannel

Recommended