Arrestohen në flagrancë tre persona për lëndë narkotike e një tjetër i shpallur në kërkim

  • 5 years ago
Tre persona janë arrestuar në flagrancë këtë të premte në Kurbin, për posedim të lëndëve narkotike.Forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit kanë arrestuar konkretisht: Vilson Bushkola, 31 vjeç, banues në Mirditë, F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç. Persona të sipërpërmendur iu sekuestruan rreth 3 kg dhe 20 doza lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit, janë ushtruar kontrolle me qëllim edhe për kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Igli ( Arban) Malçi, 39 vjeç, banues në Kurbin. Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes, Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen". Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Recommended