Ikja e Gjin Gjonit,shkollimi si ‘plepist’ dhe me ‘universitet’ 1-vjeçar,karriera, pasuria përrallore
  • 4 years ago
Pas 27 viteve karrierë, Gjin Gjoni, një nga njerëzit më me influencë në drejtësisë shqiptare, i shumëpërfolur për pasurinë miliona euro dhe për disa vendime të bujshme, ka vendosur të largohet me urgjencë nga sistemi gjyqësor. Është një largim i imponuar nga ngushtimi i ?lakut? të Vetingut, një proces që SHBA-BE i dikuan klasës politik shqiptare për pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjin Gjoni po verifikohej prej 20 muajsh nga Komisioni i Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, një kohë kjo shumë e gjatë në raport me kohëzgjatjen e gjyqtarëve të tjerë. Në këto rrethana, përballja e Gjin Gjonit me Komisionin e Vetingut, për t?u njohur me gjetjet e Verifikimit, ishte e pashmangshme.
Recommended