Report TV - Manovra me drejtësinë/ Gruaja e Gjin Gjonit mban ‘peng’ ‘Duty Free’ në Rinas
  • 5 years ago
Bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, nuk lëshon dyqanet duty free në ambientet e Aeroportit Nënë Tereza në Rinas, ndonëse është njoftuar nga TIA që në 22 shkurt 2019 se ka humbur tenderin për kontrollin e ?Duty Free?. Pasi kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF) fitoi të drejtën përmes tenderit për menaxhimin e të njëjtës hapësirë në aeroport për 5 vitet e ardhshme, Elona Çaushi dhe kompania e saj Albania Duty Free Distribution (ADFD), është vënë në lëvizje, me qëllim për të vijuar kontrollin e dyqaneve edhe për 5 vitet e ardhshme. Në lojë kanë hyrë menjëherë segmente të drejtësisë shqiptare, por edhe të Ministrisë së Financave, duke prodhuar një tjetër precedent negativ për klimën e biznesit në Shqipëri. Konkretisht, kompania ADFD e Elona Çaushit ka vënë në lëvizje Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar vijimin e aktivitetit tregtar në ambientet e Aeroportit Nënë Tereza në Rinas, në kushtet kur kontrata me TIA-n i mbaronte në 29 gusht të 2019, ndërsa kompania amerikane, sipas kontratës së re, duhet të merrte në dorëzim ambientet në 15 shtator të këtij viti.Në 1 gusht të 2019, gjyqtari i Tiranës Arjan Aliaj ka marrë në shqyrtim kërkesës së Albania Duty Free Distribution (ADFD) për të vijuar aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit. Çuditërisht, përfaqësuesi i Albania Duty Free Distribution nuk është paraqitur në gjykim, pa shkaqe të arsyeshme, sipas vendimit të gjykatës. Nga ana tjetër, Tirana International Airport ishte njoftuar dhe përfaqësohej në gjykim nga Ilir Alimema. Në mungesë së përfaqësuesit të palës paditëse, gjyqtari Aliaj ka vendosur pushimin e çështjes. Dështimi i këtij gjyqi duket se është i qëllimshëm për arsye të dyshimta, pasi në të njëjtën datë, pra me 1 gusht hidhet një padi tjetër me të njëjtin objekt gjykimi, me një kerkesë për sigurim padie, sërish nga kompania e gruas së Gjin Gjonin. Shtate ditë më vonë në lojë shfaqet një tjetër gjyqtare, konkretisht Mimoza Kajo-Brahimi, e cila shqyrton të njëjtën kërkesë dhe vendos që kompania e Elona Çaushit të vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit për një periudhë tjetër 5-vjeçare. Pas ?djegies? se gjyqit me gjyqtarin Arjan Aliaj, gjyqtarja Mimoza Kajo-Brahimi, e cila nuk i është nënshtruar ende skanimit të trefishtë të Vetingut, ka marrë në shqyrtim kërkesën e ADFD në datën 7 gusht 2019. Po në këtë datë, gjyqtarja, ka marrë një vendim për vazhdimin e aktivitetit të ADFD në zonën e tranzitit në Aeroportin ?Nënë Tereza?, deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë, pavarësisht faktit që kompania e Elona Çaushit kishte humbur tenderin dhe kontratën me TIA-n.
Recommended