Skandali Duty Free/ Ja pse Ministria e Financave duhet t’i anulojë licencën gruas së Gjin Gjonit
  • 5 years ago
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e detyruar ligjërisht që t?i anulojë licencën kompanisë së bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi (Albania Duty Free Distribution), për ushtrimin e aktivitetit tregtar në hapësirat Duty Free në Aeroportin e Rinasit. Për të rinovuar licencën, kompania e znj. Çaushi i ka fshehur Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave informacionin për humbjen e tenderit për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe për mbarimin e kontratës me kompaninë koncesionare TIA, që menaxhon Aeroportin e Rinasit. Neni 644 i vendimit të qeverisë nr. 651, datë 10.11.2017, parashikon që ministri i përgjegjës për financat, anulon një autorizim për magazinë doganore private (duty free shop), në qoftë se autorizimi është dhënë bazuar në informacion të pasaktë ose të paplotë dhe kur personi, ndaj të cilit është dhënë vendimi, ishte në dijeni ose objektivisht duhej të ishte në dijeni që informacioni i dhënë ishte i pasaktë ose i paplotë. Çfarë ka ndodhur në rastin konkret? Ndërkohë që kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF) kishte fituar tenderin e shpallur nga TIA për menaxhimin e dyqaneve pa taksa, duke lidhur edhe kontratën në muajin korrik 2019, kompania Albania Duty Free Distribution e Elona Çaushit arrin në kohë rekord të rinovojë licencën për ushtrimin e aktivitetit tregtar në të njëjtët dyqane, duke vënë në rresht një gjykatëse, doganat dhe Ministrinë e Financave.
Recommended