Gjyqtarja që ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas mori 35 mijë euro dhuratë

  • 4 years ago
Mimoza Brahimi (Kajo) është gjyqtarja e Tiranës, e cila me një vendim të dyshimtë dhe të shumëdiskutuar, pranoi kërkesën e gruas së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për të kontrolluar dhe shfrytëzuar ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, me anë të kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution. Gjyqtarja Brahimi e pranoi kërkesën e Elona Çaushi, ndonëse kompania e saj kishte humbur tenderin për menaxhimin e dyqaneve pa taksa si dhe i mbaronte kontrata me koncesionarin Tirana International Aeroport në 27 gusht 2019. Tenderin e kishte fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free, duke lidhur një kontratë me TIA-n që në korrik të 2019. Vendimi i Mimoza Brahimit (Kajo) ka mundësuar që familja Gjoni të mbajë edhe sot nën kontroll dyqanet, duke mos lejuar TIA dhe kompaninë amerikane të zbatojë kontratën.

Recommended