Vrasja e gruas tek Qyteti Studenti - (21 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Një grua e re vritet me një plumb në kokë. Mire Uka 30-vjeç është qëlluar sot rreth orës 2 pasdite me një plumb pistolete brenda në dhomën e saj. Ajo banonte në një dhomë me qira në godinën 15 të Qytetit Studenti. Mire Uka kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Italia dhe jetonte me motrën e saj në godinën që banohej nga familjarë.

Ajo sapo ishte kthyer nga një specializim për mjekësi. Sipas dëshmitarëve dhe policisë, personi që ka qëlluar mbi 30-vjeçaren nga Lekbibaj i Tropojës, ka hyrë në dhomën e saj pa ushtruar dhunë. Ai ka qëlluar me një plumb të vetëm pistolete Miren në sy, duke e lënë të vdekur në vend.

Familjarët e tjerë të godinës 15, i thanë policisë se pasi kishin dëgjuar të shtënat, kanë parë një djalë të ri të veshur me tuta sporti të dali me shpejt. Pas mbërritjes në vendngjarje policët e komisariatit nr.1 dhe efektivi i Shqiponjave bënë një kontroll rreth godinës, por edhe në të gjithë territorin Qytetit Studenti.

Gjithsesi identiteti i vrasësit, vendndodhja e tij dhe shkaqet e krimit mbeten ende enigmë. Pistat e ngritura rreth hetimit të vrasjes janë disa, por pa u vënë gishti mbi asnjërën prej tyre. Mire Uka mjekja 30-vjeçare e vrarë sot e çon në tre numrin e viktimave femra të vrara brenda pak muajsh në Tiranë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended